“Bishë vetëm në…” Denisa Gjezo rikthehet pas 14 vitesh në “Këngën Magjike”

Play Video

Denisa Gjezo mori pjesë për herë të parë në vitin 2011 në “Këngën Magjike”. 25-vjetori i kompeticionit muzikor e rikthen këngëtaren pas 14 vitesh në këtë skenë me një baladë ‘rock’, si asnjëherë më parë gjatë karrierës.

Në këto vite përgjatë të cilave ka qëndruar larg, Denisa zbulon në programin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan se është diplomuar në Universitetin e Arteve dhe është bërë nënë e dy djemve, Dion e Axel dhe jeta e saj tashmë zhvillohet në disa dimensione mjaft impenjative.

Ardit Gjebrea: Përveç muzikës së lehtë, je këngëtare shumë e dashur edhe e muzikës qytetare. Nëse do të zgjidhje vetëm një angazhim, Ansamblin Popullor ku ti je tani apo një kontratë premtuese në muzikën e lehtë, cilën do të zgjidhje?

Denisa Gjezo: Është shumë e vështirë sepse unë gjatë netëve live i këndoj të dyja. Është si të zgjedhësh midis nënës dhe babait. Muzika popullore më jep rrënjë, janë themelet tona, muzika e lehtë më jep krahë.

Ardit Gjebrea: Tani, edhe gjirokastrite, edhe mama çunash. Në familje, në cilin moment bëhesh fjalëmbël, në cilin bëhesh bishë?

Denisa Gjezo: Bishën nuk e kam treguar asnjëherë përveçse në skenë. Jam gjithmonë e ëmbël.