Kategori
Lajme

Marsela Çibukaj fiton “Kënga Magjike 2022”

Marsela Çibukaj është fituesja e edicionit të 23-të të festivalit “Kënga Magjike” në Tv Klan. Pirro Çako i dorëzoi kupën triumfueses e cila konkurroi me këngën “I paftuar”.

“Nuk kam fjalë, një emocion i jashtëzakonshëm. Ju falenderoj të gjithëve nga zemra. Falenderoj artistët, jurinë, skenën e Këngës Magjike, që na bën të përjetojmë emocione kaq të forta. Faleminderit të gjithëve ju”, tha artistja mes emocioneve.

Vendi i dytë shkoi për Michela Palucan me këngën “Një Përqafim”, ndërsa në vendin e tretë u rendit Anxhela Peristeri me këngën “Kalimtar”.

Pas 3 mbrëmjesh gare, në skenën e Pallatit të Koncerteve mbrëmjen e kësaj të shtune, në këtë Grand International Final u ngjitën 23 artistë, 13 shqiptarë dhe 10 të huaj.

Veç çmimit të madh u dhanë çmime edhe për muzikën më të mirë shqiptare, të huaj dhe për artistët e rinj më të mirë.

Në këtë mbrëmje finale nuk munguan të ftuarit surprizë, si kryetari i Bashkisë së New York, Eric Adams apo producenti i famshëm amerikan Angelo Doc Velasquez. Ndërsa një performancë speciale përcolli edhe vajza e Ardit Gjebreas, Anna Gjebrea

Kategori
Lajme

“Kënga Magjike 2022”, lista e plotë e fituesve

“Kënga Magjike” në Tv Klan kurorëzoi fituesit e saj të edicionit të 23-të.

Çmimi i madh shkoi për Marsela Çibukaj, e cila konkurroi me këngën “I paftuar”. Këngëtarja fitoi gjithashtu në kategorinë “Big Artist”.

Një triumf i madh ishte për artisten Michela Paluca, një zbulim i rubrikës “Mam, po ti?” nga “E diela shqiptare”,  e cila fitoi vendin e dytë. Fituesja e vendit të tretë u shpall Anxhela Peristeri me “Kalimtar”.

4 kupa të tjera u ndanë për artistët shqiptarë dhe të huaj në kategoritë “Big” dhe “New”.

Marsela Çibukaj – fituesja e “Kënga Magjike 2022”dhe kategorisë “Big Artist”.

Michela Paluca – fituese e vendit të dytë

Anxhela Peristeri – fituese e vendit të tretë

Martin Pano – Best New Artist

Mamagama – Best New International

Le Deva – Big International

Kategori
Lajme

Kryetari i bashkisë së Nju Jorkut live në “Kënga Magjike”, djali i tij një prej konkurrentëve

Premtimi se “Kënga Magjike” do të sillte surpriza në ekranin e Tv Klan në finalen e madhe, shkoi përtej pritshmërive. Teksa Ardit Gjebrea njoftoi se në sallën e Pallatit të Koncerteve ndodhet kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, shtoi se nuk është i vetmi kryetar.

Jehona e “Këngës Magjike” është përhapur deri në SHBA. Vetë “New York Post” i ka dedikuar një artikull festivalit të muzikës për një arsye të fortë. Djali i kryetarit të bashkisë së Nju Jorkut është konkurrent në kategorinë “Big” të festivalit. Ne e kemi njohur si Jayoo, reperi i pëlqyer shpejt nga publiku shqiptar me këngën “Itsy Bitsy”.

Sonte, vetë kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams në një videothirrje me festivalin, ka disa fjalë dhe jo vetëm, por edhe një veprim domethënës.

Ardit Gjebrea: Mirëmbrëma zoti Eric!

Eric Adams: Si jeni?

Ardit Gjebrea: Mirë, faleminderit. si jeni ju?

Eric Adams: Jam mirë, jam mirë. (Bën shqiponjën me duar).

Ardit Gjebrea: Oh me shqiponjën!

Eric Adams: Jam shumë i lumtur të shoh djalin tim të vijë dhe të performojë aty.

Ardit Gjebrea: Por përpara sot, zoti Eric, për çdo gjë që keni bërë për komunitetin shqiptar në Nju Jork dhe e di që keni bërë shumë prandaj ju falënderoj shumë në emër të të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Nju Jork dhe jo vetëm nga Shqipëria,por nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, faleminderit shumë!

Eric Adams: Ju falënderoj dhe e di që në Nju Jork kemi një komunitet të madh shqiptar, ata kanë qenë gjithmonë mbështetës, më kanë mbështetur mua dhe sot djalin tim, kam edhe gëzimin e një prindi. Dua të falënderoj komunitetin shqiptar për çdo gjë që kanë bërë për këtë qytet të mrekullueshëm që quhet Nju Jork. Janë kaq shumë shqiptarë këtu. Ju falenderoj!

Kategori
Lajme

I pranishëm në 4 netët e festivalit, producenti i famshëm amerikan Doc shtyu regjistrimin me Rihanna-n për të qenë në Kënga Magjike!

Gjatë 4 netëve të festivalit Kënga Magjike në sallën e Pallatit të Koncerteve ka qenë edhe një personazh, të cilin në Amerikë çdo artist do ëndërronte ta takonte. Kompozitor dhe autor, producent, i cili kur shkoi në Amerikë nga Porto Rico ishte thjeshtë një emigrant, Angelo Luiz Velasquez.

Sot e gjithë bota artistike e njeh me emrin Doc dhe në New York ai ka studion më të madhe të rëndësishme ku të gjithë presin të regjistrojnë me të. Në studion e tij është prodhuar dhe kënga “Good Morning Gorgeous” me Mary J. Blige e nominuar 3 herë në çmimet Grammy për vitin 2023.

Siç zbuloi edhe vetë Ardit Gjebrea, që të vinte në festivalin Kënga Magjike, Doc shtyu me një javë regjistrimet me artisten që po punon tani për përgatitjen e performancës Super Bowl 2023, Rihanna.

Ardit Gjebrea: E kemi sonte këtu, zonja dhe zotërinj, Mister Doc! Hera e parë në Shqipëri, jeni mësuar me produksione të mëdha, siç ka qenë dhe turneu i fundit botëror i Lady Gaga, me të cilin ju keni qenë. Por kur patë natën e parë të Kënga Magjike, ju thatë: Nuk e prisja. Çfarë prisnit kur erdhët në Shqipëri dhe çfarë gjetët?

Angelo Doc Velasquez: Shumë mbështetje, shumë dashuri. Talentet shqiptare kanë shumë dashuri. Qëkur kam qenë këtu kanë qenë shumë mikpritës. Më kanë trajtuar në mënyrën më të mirë, nga vendet që kam qenë dhe unë kam qenë në shumë vende. E vlerësoj shumë këtë.

Ardit Gjebrea: Një nga shfaqet më të famshme dhe më të rëndësishme në SHBA, është edhe spektakli që bëhet në pushim të ndeshjes, në Super Bowl. Edhe vitin e kaluar ka qenë Doc, i cili e ka përgatitur dhe e ka konceptuar dhe këtë vit përsëri me Rihanna-n, është përsëri Doc i cili po e përgatit. Është ëndrra e çdo këngëtari amerikan që të këndojë në Super Bowl. Çfarë do të thotë të jesh producent i Super Bowl?

Angelo Doc Velasquez: Është bekim, sepse unë erdha nga asgjë dhe të shohësh të gjithë këta njerëz të performojnë. Ata japin pasionin e tyre, unë jap pasionin tim dhe për këtë arsye besoj se shkova kaq larg. Vitin e kaluar bëra Super Bowl me Dr. Dre, Mary J. Blige dhe prandaj këtë vit më thirrën prap të punoj për këtë show. Falenderoj Zotin. Unë po punoja për një këngë për Rihanna, ata më thirrën në telefon dhe më thanë duhet të jesh prezent të dielën. Unë u thashë patjetër, më prisni sa të kthehem ju lutem.

Ardit Gjebrea: Duke parë këtë shfaqje, duke parë Këngën magjike. Doc ti ke thënë që unë do të paguajë shumë në SHBA, vetëm të shikoja disa nga artistët që këndojnë sonte. A keni parë talente në këtë festival?

Angelo Doc Velasquez: Shumica e talenteve që kam parë këtu dhe nuk e prisja diçka të tillë… Të shikosh këto talente që ka këtu, disa njerëz do kisha paguar për t’i parë në Amerikë. Një shfaqje të tillë, do kisha paguar, me talente të tillë. Shumë nga këto talente që pashë kanë pasur një perfomancë më të mirë se ata që unë kam parë live në New York.

Kategori
Lajme

Anna Gjebrea performon në “Kënga Magjike”, Arditi: Jam baba i emocionuar

Një moment emocionues ka mbërritur në “Kënga Magjike”. Moderatori i Tv Klan, Ardit Gjebrea ka prezantuar shumë emra të njohur, por këtë herë ishte ndryshe dhe aspak “e thjeshtë”, siç u shpreh ai për të lajmëruar emrin e vajzës së tij që të ngjitej në skenë.

Teksa numëron arsyet e kësaj vështirësie, Gjebrea shpreh krenarinë që Anna ia ka dalë të vijë në Pallatin e Koncerteve për të performuar falë talentit dhe punës, të njohura edhe nga profesionistët e huaj.

Ardit Gjebrea: Nuk është e thjeshtë. E para sepse jam baba i emocionuar si çdo prind për fëmijën. E dyta, sepse nuk kam qenë asnjëherë 100% i bindur nëse do doja që fëmijët e mi të bëheshin artistë.  Dhe e treta, se nuk kam dashur asnjëherë që vajza ime të ishte vajza e Ardit Gjebreas. Por sot nuk e kam ftuar unë në festival. Falë punës dhe konfirmimit nga artisti Luca Tomasini apo koreografi Fabrizio Prolli, Anna Gjebrea vjen vetë sonte në “Kënga Magjike”.

Anna performoi këngët “Stand By You” me të cilën konkurroi në “Eurovision Kids” dhe “Just Dance”, të publikuar dy javë më parë.

Kategori
Lajme

Momentet prekëse para performancës, artistët e “Kënga Magjike” telefonojnë nënat e tyre

“Kënga Magjike” nisi me emocione të forta në ekranin e Tv Klan. Këngëtarët e mbledhur në Hollin e Artistëve kanë komunikuar me nënat e tyre duke marrë bekimet e shenjta para se të performojnë.

Urime, inkurajime, këshilla në të gjitha gjuhët, por e njëjta fjalë, e shqiptuar “mami”, u përcollën përmes kamerave të celularëve.

Momente krenarie, përlotjeje dhe premtime nënash se do t’i shohin nga ekrani i madh për t’i mbështetur, edhe njëherë duke treguar se lidhja me personat që i kanë sjellë në jetë shkon përtej artit dhe para tyre janë fëmijë e jo yjet e skenës.

Kategori
Lajme

23 artistët që kalojnë në finalen e madhe të Kënga Magjike

10 këngëtarë ndërkombëtarë dhe 13 këngëtarë shqiptarë shkojnë në finalen e madhe të së shtunës, Grand International Final, të festivalit Kënga Magjike.

10 artistët ndërkombëtarë që shkojnë në finale:

Alvan

Marco Carta

We Are Domi

Le Deva

Jason Walker

Andrea

Omar Naber

Mamagama

Jayoo

Angeles Arboleda

13 artistët shqiptarë që shkojnë në finale:

Irma Libohova

Vesa Smolica

Mariza Ikonomi

Ardit Çuni

Inis Neziri

Michela Paluca

Xhesika Polo

Sheila Haxhiraj

Marsela Çibukaj

Anxhela Peristeri

Sardi Strugaj

Martin Pano

Lorenc Hasrama

Kategori
Lajme

Artistët e huaj këndojnë shqip në “Kënga Magjike”, ngrenë në këmbë publikun

Çasti më magjik i festivalit “Kënga Magjike” mblodhi në skenën e Pallatit të Koncerteve artistët  ndërkombëtarë duke kënduar në shqip.

Artistët nga SHBA, Greqia, Republika e Maqedonisë së Veriut, Azerbajxhani, Sllovenia, Franca, Italia, Spanja, Norvegjia e Republika Cceke përfunduan me sukses misionin e tyre që nisi me prezantimin e këngëtarëve vendas në shqip.

Këngët më të bukura shqiptare, të kuruara në një kolazh nga Adi Hila u sollën nga të gjithë këngëtarët e huaj të shqiptuara me thekset e tyre të veçanta, por në gjuhën tonë.

Momentet magjike përcollën energjinë deri te publiku, i cili u ngrit në këmbë duke kënduar së bashku me ta perlat më të bukura të muzikës tonë.

Kategori
Lajme

Surpriza të tjera na presin në natën e dytë…”Kënga Magjike”

“Nata e parë e festivalit u hap me artistët e rinj jo vetëm shqiptarë por edhe të huaj që çelën natën e parë të edicionit të 23-ë të “Këngës Magjike”. Kësaj nate i’u shtuan edhe 15 performanca nga artistët “Big”.

Natën e parë u prezantuan 25 artistë, e kështu do të vazhdoje edhe në natën e dytë të festivalit, ku do të prezantohen këngët e 25 artistëve të tjerë. Në natën e tretë do të shkojnë 20 artistë shqiptarë në natën finale shqiptare. Vetëm 11 ose 12 prej tyre, të vendosur nga juria, do të përzgjidhen dhe 10 apo 11 artistë të huaj do të shkojnë në natën e madhe ndërkombëtare, mbrëmjen e së shtunës.

Natën fnale do të ndahen çmimet për muzikën shqiptare e të huaj dhe artistët e rinj.

Kategori
Lajme

Ardit Gjebrea e thotë me krenari: Artistët e huaj nga 13 shtete e thonë të gjithë në shqip “Kënga Magjike”

Ka nisur mbrëmjen e kësaj të marte edicioni i 23-të i festivalit “Kënga Magjike” që transmetohet në Tv Klan. Krah Ardit Gjebreas, këtë edicion qëndrojnë dy bukuroshet Eva Murati dhe Olta Beqiri.

Artistë të rinj, vendas e të huaj, por edhe të mirënjohur, ngjiten sonte në skenën e Pallatit të Koncerteve për të dhuruar performancat e tyre në natën e parë gjysmëfinale.

Në këtë edicion të Kënga Magjike artistët e huaj që marrin pjesë vijnë nga 13 shtete të ndryshme të botës. Ardit Gjebrea u shpreh krenar që të gjithë këta artistë, emrin e festivalit nuk e përkthejnë në gjuhën e tyre, por e thonë në shqip: “Kënga Magjike”.

Ardit Gjebrea: Me energjinë e tingujve, të fjalës, të interpretimit, është magjik ky festival, ndaj dhe quhet Kënga Magjike. Por me krenari mund të them se çdo pjesëmarrës nga bota në këtë edicion nuk e përkthen emrin e festivalit në gjuhën e tyre, por e thonë në shqip “Kënga Magjike”.

Eva Murati: Janë këto pra dy fjalë që enden pa reshtur në 13 shtetet që garojnë në 4 kategori, Big Artist, Big International Artist, New Artist dhe New International Artist.  

Olta Beqiri: Në 4 net do të kalojnë përmes etheve të garës dhe emocionit të këngës. Sonte dhe nesër do të jenë 2 netët gjysmëfinale, të enjten do të jetë finalja tradicionale shqiptare dhe të shtunën në mbrëmje do të jetë International Grand Final.

Nën sloganin #feeltheenergy u mbyll nata e parë e “Kënga Magjike”

Home