Dy javë më parë, Anna Gjebrea dha një premtim në skenën e “Këngës Magjike” në programin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, prezantimin e një kënge të saj të re çdo javë. Kënga e parë që ajo publikoi ishte “Let you go” dhe tani i ka ardhur koha një tjetër projekti.
Ajo sjell një fragment prej tij, ndërsa kënga do të jetë e disponueshme menjëherë në të gjitha platformat e transmetimit.
Ardit Gjebrea: Mbërritëm në fund të mbrëmjes dhe nuk harrojmë premtimin e dhënë nga Anna: çdo javë festivali nga një këngë e re.
Anna Gjebrea: Një nga mësimet që kam marrë nga ti është çdo premtim është detyrim, në rastin konkret për mua nuk është thjesht detyrim, por pasion, ajër, zgjimi i çdo dite të bukur. Pasi t’ju prezantoj një fragment nga kënga ime e re, “Pop Out”, uroj t’ju pëlqejë dhe nga ky moment mund ta gjeni në kanalin tim në Spotify dhe në të gjitha platformat dixhitale.








