“Çfarë të mungon?” Përgjigjja e Egzona Ademit është plot humor… dhe sinqeritet!

Egzona Ademi mungoi për 6 vite në “Këngën Magjike” duke i bërë të gjithë t’i marrë malli për zërin e saj. Në këtë edicion vjen me një këngë dashurie pikërisht për mungesën. Në skenën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan ajo u përgjigjet ca pyetjeve lidhur me të dhe s’e kurseu aspak sinqeritetin e humorin.

Ardit Gjebrea: Kënga jote lidhet me mungesën dhe kush është në moment mungese, jam i sigurt që do ta gjejë veten në këtë këngë. Ty çfarë të mungon?

Egzona Ademi: Nja 1 milionë euro me thënë të drejtën.

Ardit Gjebrea: Na mungojnë! Cila është një vlerë njerëzore që ti vëren se mungon në ditët e sotme?

Egzona Ademi: Komunikimi, mendoj që ndoshta edhe kjo teknologjia ka bërë të vetën.

Ardit Gjebrea: Është më e frikshme mungesa apo harresa?

Egzona Ademi: Mungesa ndonjëherë është edhe e bukur se të bën të reflektosh, por të të harrojnë është e rëndë.