Kategoria “New Artist” është një kategori, e cila ka sjellë gjithmonë risi, në rryma muzikore dhe në zëra të cilët janë bërë viralë ndër vite. Juria magjike e këtij edicioni ka dhuruar për katër javë,, batuta, gëzim, trishtim, e mbi të gjitha debate.
Këtë javë artistët e rinj fatlumë ishin, Reinaldo Gaçi, Rei Bezhani, Martina Serreqi, Laura Krliu. Secili nga anëtarët e jurisë solli vlerësimet dhe opinionet personale, por si në çdo episod ndodhën ngacmime dhe pati komunikime me kunja. Në ndryshim nga herët e tjera, shenjestra ishte mes Andi Vrapit – gazetar dhe Sardi Shehut – DJ.
Debati pati tone të nxehta gjatë performancës së këngëtares nga Shkupi, Laura Krliu dhe gjatë performancës së grupit Zeitcröss, ku mesaduket dy anëtarët e jurisë, patën mendime të ndryshme. Debati u nxeh pasi Sardi Shehu nuk qe dakord me vlerësimin me ngjyrë të gjelbër nga Andi Vrapi, ndaj grupit Zeitcröss. Në diskutim e sipër Andi Vrapi, zgjodhi t’i vërë pikat mbi I, duke i thënë Sardit: “Do të të çoj te zonja Eni.”
Sigurisht ky komunikim u tha në nuanca humori, por duke njohur natyrën provokuese të gazetarit, vlen të shtrohet pyetja:
“A duhet të përgatitemi për një seancë ndërmjetësimi mes Enit, Andit dhe Sardit?”








