Dueti i papritur i fëmijëve, Mira Konçi paralajmëron një surprizë me ta

Play Video

Talenti i pamohueshëm i Mira Konçit dhe zëri i veçantë nuk mund të mos trashëgoheshin te dy bekimet që i ka sjellë jeta, Era dhe Drini. Në disa video të ndara në Instagram, ata shfaqen duke kënduar bashkë.

Gjatë bisedës me Anna dhe Ardit Gjebrean në skenën e “Këngës Magjike” në Tv Klan, Mira thotë se videoja ishte e papritur edhe për të, por rrugës mund të jetë një surprizë edhe më e madhe.

Anna Gjebrea: Para disa ditësh po shihnim me babin në Instagram-in tuaj një video ku ishte Era me Drinin duke kënduar. A ka mami Mira ndonjë ëndërr muzikore për fëmijët?

Mira Konçi: Ata tani shpërthyen dhe për mua ishte surprizë, pavarësisht se e dija thellë-thellë që ata janë të talentuar, por mbase mund të bëjmë të tre ndonjë këngë, bashkë me Drinin dhe Erën.

Ardit Gjebrea: Sa bukur do të ishte! Ti nuk i kishe dëgjuar më parë sepse në ato duetet në Instagram-in tënd, vërtet kemi mbetur pa fjalë të gjithë?

Mira Konçi: Faleminderit Ardit! Me thënë të drejtën, ata e kanë bërë gjithçka për të më surprizuar mua dhe unë vetëm kur e pashë në Instagram dhe kam thënë o Zot, çfarë po ndodh?

Ardit Gjebrea: Vërtet nuk e dije?

Mira Konçi: Nuk e dija. E dija që ata po harmonizonin diçka bashkë sepse janë shumë të lidhur dhe për mua qe një mrekulli.