Hite që prej 2004-ës, mbi 80 këngë në repertor, një rebel e njëkohësisht kavalier. Mjafton ndoshta vetëm një frazë për të kuptuar se G Bani i radhës në edicionin e 25-të të “Këngës Magjike”. “Mirëmbrëma, s’po më merrte gjumi”, është një nga frazat e një hiti të tij që ka shoqëruar breza.
Këtë vit është hera e tij e parë në “Këngën Magjike” dhe në një bisedë në studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, G Bani zbulon kë ka lënë pa gjumë siç thotë në këngën e tij të famshme, por edhe sfidat e rrugëtimit muzikor.
Ardit Gjebrea: Përveç Crazy Girl ose Anxhela Peristerit, a ka ndonjë vajzë që për ty thotë “G Bani, s’po më merrte gjumi.”
G Bani: Tani ndolle kureshtjen. Duhet të jenë disa, por jo ajo që dua unë.
Ardit Gjebrea: Domethënë ka shumë, por jo ajo që do ti. E kuptova. Ti je ndër reperët e parë që i solle identitet hip hop-it shqiptar. Kur kthehesh në kohë, a ka pasur ndokush që ka dashur të të ndalojë rrugën?
G Bani: Absolutisht që po, akoma vazhdojnë. Kanë qenë shumë. Kanë menduar në fillim që ky është një person i cili i takon rrugës dhe jo muzikës aspak, babai im ka shkruar, është edhe shkrimtar, të dy prindërit i kam intelektualë, kështu që sado jam hip hop, nuk mund të harroj rrënjët e mia, nuk mund të harroj që jam brez i viteve ’80, nga vij kështu që sado që i kaloj kufijtë, jam rritur me “Jon”, jam rritur me Parashqevi Simakun, me Ardit Gjebrean, me të tillë kështu që nuk iki dot nga rrënjët.








