“Afrohu” titullohet kënga e Khuba, e cila nuk është një dedikim për një vajzë siç mund të përfytyrohet apo duke kujtuar këngën e tij të dikurshme në festivalin e “Këngës Magjike” në Tv Klan. Siç ai zbulon në programin e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan Kjo këngë i është kushtuar një njeriu shumë të dashur për të që nuk jeton më.
Ardit Gjebrea: Kur dëgjon një këngë me vargjet “afrohu pa zë e mos të flasim më për nesër”, mendon që ia dedikon afrimit të një vajze, por në fakt nuk është kështu, atëherë dimensioni nga tokësor kthehet në qiellor. Çfarë ka ndodhur dhe kujt ia dedikon këtë këngë?
Khuba: Kjo këngë, ia dedikoj djalit të dajës që Zoti ka vendosur shumë herët ta merrte tek ai, para disa viteve. E kam parë në ëndërr dy herë, natën para ditëlindjes së tij. Prej dy vitesh, nuk e kam parë më, prandaj “afrohu në një vend që s’na njeh as koha.”
Ardit Gjebrea: Si e ke projektuar veten pas festivalit dhe a do të na kthehesh pas 6 vitesh apo si i ke planet?
Khuba: Nuk e di. Tani kam qejf të rri, kam ardhur të rri.








