E veshur si princeshë dhe ‘e armatosur’ me një këngë për vajzat, Xhesika Polo vjen ndryshe!

Play Video

Xhesika Polo vjen më emocionuese se asnjëherë në “Këngën Magjike” dhe jo vetëm prej shkëlqimit në sy që i ka sjellë dashuria. Këtë vit, gara për të është me një këngë force për vajzat, për të ruajtur princeshën brenda vetes dhe për të mësuar ta duan veten. Siç Xhesika shpjegon në programin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, ka marrë shkas nga gjykimet që ka përjetuar në lëkurë.

Ardit Gjebrea: Të ka ndodhur ndonjëherë që të jesh e gjykuar?

Xhesika Polo: Pikërisht për këtë flet edhe kënga ime. Flet sesa e rëndësishme është që prindërit, në këtë rast mamaja, t’i mësojë vajzës ta dojë veten, ta ruajë veten dhe prandaj jam veshur kështu sot, si një princeshë. Unë nuk jam princeshë, unë jam një vajzë e thjeshtë që jeton jetën e saj e lumtur në atë folenë e saj të dashurisë, ama unë dikur kam qenë princesha e babit dhe e mamit. Erdha këtu sot për të treguar se nëse di ta mbrosh veten dhe ta ruash atë vajzën e vogël që ke brenda vetes, ke gjithmonë një shoqe me vete.

Ardit Gjebrea: Po shoku yt të trajton si princeshë?

Xhesika Polo: Absolutisht që po. Unë e trajtoj si princ, ai mua si princeshë.