I njohur si një nga rezidentët e muzikës live në kryeqytet, Lorenc Hasrama, përveçse këngëtar, është edhe instrumentist. Ai ka studiuar në lice për violë, por luan edhe në piano dhe kitarë. Në talent show-n “The voice of Albania 5”, ai u rendit i dyti, duke shërbyer si katapult për të në botën e muzikës. Që prej vitit 2017 ka publikuar disa këngë shoqëruar me videoklipe. Në vitin 2018 ai merr pjesë në Kënga Magjike në bashkëpunim me Olsi Bylykun me këngën “Si të flas”, si pjesë e kategorisë New Artist, por nga votat e artistëve ata kualifikohen përgjithmonë në kategorinë Big në Kënga Magjike. Pjesëmarrës për herë të tretë në festivalin “Kënga Magjike 2022”, me këngën “T`kam dasht”.
Kategori