Enkel Demi s’i jep dritën e gjelbër Anna Gjebreas: Je e vetmja vajzë që…

Në çdo javë të “Këngës Magjike”, Anna Gjebrea ka prezantuar një nga këngët e saj të reja duke ndarë në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan një copëz prej saj. Këtë javë, ajo kërkoi edhe mendimin e jurisë për këngën e re.

Anna Gjebrea: Kam edhe unë disa grimca muzikore që uroj të jenë magjike sepse si çdo javë, do të prezantoj një tjetër këngë të re e cila titullohet “My own song”. Në përfundim do të doja edhe një mendim nga juria, pse jo?

Në studio u shtypën menjëherë katër butonë të gjelbër, përveç Enkel Demit.

 “Jo, jo nuk ta jap sepse dua të të them një gjë: ti je e vetmja gocë në botën tonë të estradës që zbavitesh me gjërat që bën, zbavitesh edhe kur këndon, edhe kur prezanton”, tha Enkeli duke shtypur menjëherë butonin e gjelbër.

“Kjo më zbaviti më shumë nga të gjitha!”, u përgjigj Anna duke qeshur.