Si një nga përfaqësueset e gjeneratës Z, Anna Gjebrea ka treguar përgjatë javëve të “Këngës Magjike” në Tv Klan se surprizat janë një nga tiparet dalluese të të rinjve. Edhe këtë herë, ndërsa kategoria “New Artist” përgatitet për përzgjedhjen finale, ajo ia doli që ‘të përmbyste’ paksa rendin e zakonshëm.
Ndryshe nga javët e tjera kur kënga e re e Anna-s është prezantuar drejt fundit të programit, kësaj here ajo e ndan që në fillim.
Anna Gjebrea: E fillojmë ndryshe?
Ardit Gjebrea: Gjithmonë me surpriza?
Anna Gjebrea: Si renditje, por jo si risi. Duke qenë se sot është java e fundit për “New Artist”, është edhe e fundit për të prezantuar këngën time të re, “Sirens”!








