Në kategorinë “New Artist” në “Kënga Magjike 2019” ai erdhi nga Gjermania me një ëndërr për muzikën. Atë vit, Khuba fitoi kategorinë dhe tani rikthehet pas 6 vitesh në festival muzikor. I gjendur përballë pyetjeve në programin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, ai rrëfen arsyen e mungesës së gjatë.
Duke u ndalur edhe te kënga që solli 6 vite më parë, e cila ishte dedikim për ish-partneren, Khuba zbulon edhe çfarë ndodhi me të.
Ardit Gjebrea: Çfarë ka ndodhur me ty gjithë këto vite dhe pse kjo mungesë në muzikë?
Khuba: Jam futur shumë brenda punës që kam në Gjermani, kam studiuar, kam kryer edhe një shkollë ekstra për t’u bëjë trajner për psikologji, pedagogji. E lashë muzikën, e kam brenda në shpirt, por pak anash, prandaj ndieva që ishte koha për t’u kthyer në muzikë, këtu te “Kënga Magjike”.
Ardit Gjebrea: Të kishte marrë malli për Shqipërinë?
Khuba: Më ka marrë malli për Shqipërinë tepër, edhe këtu për studion, për ty.
Ardit Gjebrea: Për cilin motiv do ta lije Gjermaninë për të jetuar në Shqipëri?
Khuba: Për muzikën, menjëherë. Nëse këtu është jeta, atje është puna. Këtu jeta, atmosfera shpirtërisht jetohet.
Ardit Gjebrea: Në vitin 2019, këngën e kishe dedikim për ish të dashurën, mos gaboj. U kthye ajo?
Khuba: Jo, nuk u kthye.








