‘I këndon’ poshtë ballkonit, Sareta Bega tregohet “e pamëshirshme” me djaloshin italian

Ajo spikati në “Mam, po ti” në programin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan kurse në vitin 2024 preu biletën e saj te “Kënga Magjike”. Sareta Bega u kualifikua nga “New” në “Big Artist” duke shkuar në netët finale. Me këngën “Një biletë”, artistja mori edhe një çmim nga Warner Music.

Në këtë edicion të 25-të, ajo i dedikon një këngë vetes. Ajo vjen “e pamëshirshme”, zbathur në skenë dhe gati për të treguar forcën e saj.

Ardit Gjebrea: Nëse do të takoje sot Saretën në audicionet e “Mam, po ti”, çfarë do t’i thoje?

Sareta Bega: Do t’i thoja që duhet ta vlerësojë talentin e saj dhe të vazhdojë të punojë fort sepse është dhurata më e bukur që Zoti të fal.

Ardit Gjebrea: Po me jetën personale çfarë ka ndodhur?

Sareta Bega: Asgjë, e pamëshirshme.

Ardit Gjebrea: Gjynah. Nëse një djalë italian do të këndonte një serenatë poshtë ballkonit tënd, me cilën këngë do t’i përgjigjeshe ti?

Sareta Bega: “Ti ke prerë një biletë…ku shkruan nuk të dua.”

Ardit Gjebrea: Meqenëse kënga jote titullohet “E pamëshirshme”, çfarë është e pamëshirshme në këngën tënde sot?

Sareta Bega: Unë.