“Kam gjetur dashurinë e jetës”, Xhesika Polo në përrallën më të bukur!

Play Video

Me një fustan princeshe, Xhesika Polo hyri në studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan duke rrezatuar një energji ndryshe. Të paktën, këtë vuri re edhe Ardit Gjebra, i cili nuk duroi dot pa e pyetur pjesëmarrësen e “Këngës Magjike” për këtë ndryshim. Me sytë që mund t’i japë vetëm një ndjenjë, Xhesika zbuloi se po jeton historinë e saj të dashurisë.

Ardit Gjebrea: Të ndiej në një ‘vibe’ ndryshe. Ç’të ka ndodhur?

Xhesika Polo: Ndriçoj.

Ardit Gjebrea: Ndriçon, por pse ndriçon?

Xhesika Polo: Ndriçoj sepse jam në vendin tim.

Ardit Gjebrea: Thashë se mos do të na flisje për ndonjë ndriçim tjetër shpirtërisht.

Xhesika Polo: Në vendin tim, shpirtërisht. Kam gjetur dashurinë e jetës, Ardit.

Ardit Gjebrea: Muzikën?

Xhesika Polo: Patjetër që muzikën, sigurisht. Për atë e kisha fjalën.

Ardit Gjebrea: Shiko, të të bëj disa pyetje se më prezantove me partnerin tënd, një super çun që të shikonte në dritë të syrit dhe ka ndonjë gjë që nuk të pëlqen tek ai?

Xhesika Polo: Fakti që nuk do të jetojmë dot 1000 vjet për ta gëzuar njëri-tjetrin. Nuk ka asnjë gjë që s’më pëlqen tek ai.

Ardit Gjebrea: Keni bërë ndonjë plan për të ardhmen? Martesa, sa fëmijë, kur do të dilni në pension?

Xhesika Polo: Ne sigurimet i paguajmë kështu që kjo është pak, por e sigurt kështu që një pension do ta marrim.

Ardit Gjebrea: Martesa?

Xhesika Polo: Patjetër që… ne nuk jemi martesa shumë tradiconale. Do të donim të bënim diçka me familjen, me njerëzit tanë më të afërt. Shkon diku te 4-5 mijë veta, jo më shumë.

Ardit Gjebrea: Po për fëmijë keni folur ndonjëherë?

Xhesika Polo: Ne i duam fëmijët, sigurisht në një moment të jetës sonë që do të vijë natyrshëm si çdo gjë e jona, çdo gjë e jona ka ardhur shumë natyrshëm, shumë bukur. Është nga ato histori që ti ia tregon fëmijës tënd nesër me shumë krenari dhe me shumë lumturi.