Kanita zbulon sekretin se si i bën për vete djemtë

Facebook
Twitter
WhatsApp
Play Video

Kanita ishte këngëtarja e dytë, e cila konkurroi në javën e parë të festivalit magjik. Vlen të përmendet fakti se Kanita është këngëtarja e parë shqiptare, e vlerësuar me diskun platin. Kësaj here, pas suksesit me “S’jemi ne”, në vitin 2018, ajo na prezantoi një baladë romantike të titulluar “Kristal”.

Ajo është një vajzë mjaft e përfolur në show-biz, jo vetëm nga ana artistike, por edhe nga aspekti rozë. Kanita gjithashtu shfaqet edhe si një ifnluencer për ndjekësit e saj në Instagram, ndaj edhe pyetjet e saj në pentagramin e “Kënga Magjike” kishin të bënin me produkte make up-i.

Sigurisht që një vajzë e bukur, aq më tepër e famshme nuk mund të rrijë pa rrëmbyer vëmendje. E pyetur nga Ardit Gjebrea, se cfarë ngjyre do t’i lyente buzët për të bërë për vete një djalë, Kanita u shpreh:

“Unë mendoj se ngjyra e kuqe është një ngjyrë e fuqishme. Mendoj që ngjyra e kuqe do ishtë ngjyra, e cila do tërhiqte një djalë”.

Ndonëse duke gjykuar nga teksti I këngës “Kristal”, duket se Kanita ka disa kohë që nuk i lyen buzët me këtë ngjyrë, pasi balada e saj flet pë një ndarje pa kthim pas.