Albina Kelmendi – Gënjeja

Vlerësimi mesatar: 4.3 / 5

Totali i votave: 126

Lyrics

E pashë atë papritur,
S’di kë priste në stacion.
Të dy u pamë, por nuk i flisja dot.

Një vajzë vrapon e lumtur.
Tek ai hapat ndalon.
U përqafuan, e u puthën fort.
. . .
Një mijë copash m’u bë zemra kur i pashë.
Mbahu fort, se do kalojë,
Vetes i thashë.

Për ata të dy, nuk mundem të gëzoj.
Por do kalojë, do kalojë, do kalojë.
. . .
Gënjeja.
Gënjeja,
se s’do ta doja më.

Gënjeja.
Veten e gënjeja.
Më mirë s’po them asgjë.
. . .
Të kapur dorë pë dore,
Sa të lumtur që të dy.
Tani sa dua në emër ta thërras.

Në heshtje sa iu luta,
T’më shikonte një herë në sy.
E prita dhe e ktheu kokën pas.
. . .
Një mijë copash zemra m’u bë zemra kur më pa.
Një mijë fjalë pa folur fare, ai m’i tha.
Një mijë jetë do jepja të isha në vend të saj.
E kam dashur dhe e dua atë, prandaj…
. . .
Gënjeja.
Gënjeja,
se s’do ta doja më.

Gënjeja.
Veten e gënjeja.
Më mirë s’po them asgjë.

Gënjeja.
Sa gënjeja!
Se mundem pa atë.

Gënjeja.
Veten e gënjeja.
Më mirë s’po them asgjë.
. . .
Gënjeja.
Veten e gënjeja.
Se unë gënjeja, gënjeja, sa gënjeja.
Se mundem pa atë.

Gënjeja.
Veten e gënjeja.
Pa të nuk mundem më.

Big Artist