Gresa Gjocera – A kam unë faj

Vlerësimi mesatar: 4.4 / 5

Totali i votave: 267

Lyrics

Era flet me zë të mekur.
Mbi çdo gjethe, po më shkruan.
Kam njẽ copëz jetë mbetur,
plot kujtime që i ruan.

Dashuria shije plot.
Herë e hidhur herë, e embël.
Të vështirë e kam unë sot,
për të mbajtur mend një ëndërr
. . .
A kam unë faj,
se të dua shumë
A kam unë faj,
se për ty frymën mbaj.

A kam unë faj,
se tek unë le gjurmë
A kam unë faj,
se për ty frymën mbaj.
. . .
Koha ndali para meje.
S’të thërrisja dot në emër.
Humba forcën para teje,
Për të mbajtur gjallë një zemër.
. . .
A kam unë faj,
se të dua shumë
A kam unë faj,
se për ty frymën mbaj.

A kam unë faj,
se tek unë le gjurmë
A kam unë faj,
se për ty frymën mbaj.

Big Artist