Liljana Kondakçi – 1 Janar

Vlerësimi mesatar: 4.3 / 5

Totali i votave: 231

Lyrics

Sa ftohtë një Janar.
Me pallton unë zvarrë.
Kam dalë, e po pi,
Nën qiellin e zi.
Askush nuk e di.

E dehur këndoj.
Për ty po mendoj
E dua ta them,
sa shumë po më dhemb,
kjo zemër e gjorë.
. . .
Një dashuri në Janar,
Po më uron vit të mbarë.
Dhe pallton e vesh,
Aspak nuk po qesh,
Veç veten kam pranë.

S’kam njeri që ta ndaj.
Ti më bëre të qaj.
Të fal tradhëtinë,
Ty hipokrit,
që t’kisha unë dritë.
. . .
Sa ftohtë në Janar.
Me zemër në zjarr.
E vetme po rri,
Pa diell, e pa shi.
Pranë pemës kam ndez’ një qiri.

Kujtimet vajtoj.
Për ty po mendoj,
Dhe dua ta them,
Sa shumë po më dhemb,
kjo zemër e gjorë.
. . .
Një dashuri në Janar,
Po më uron vit të mbarë.
Dhe pallton e vesh,
Aspak nuk po qesh,
Veç veten kam pranë.

S’kam njeri që ta ndaj.
Ti më bëre të qaj.
Të fal tradhëtinë,
Ty hipokrit,
që t’kisha unë dritë.

Big Artist