Egzona Ademi – Do të mungoj

Vlerësimi mesatar: 4.4 / 5

Totali i votave: 237

Lyrics

Do të mungojne buzët e mia,
Si buzë greminë, ku qëndroje.
Do të mungojnë duart e mia,
Ku trupin tënd lëshoje.

Do me mungojnë mua shumë,
Netët pafund, kur puthjet shijoja.
N’ ajkën e kafes’, mëngjes,
Shijen e buzëve prapë kërkoja.
. . .
Më vonë ti do të vuash,
Për netë me njolla vere.
Në gjunjë ti më thoje,
O më merr, o më ler.

Do mbushësh ti ca gota,
Me tënden djallëzi.
Për ty do të dorëzohem,
E me fund unë do t’i pi.

Më vonë ti do vuash,
Atëherë do më duash.
. . .
Do të mungojne buzët e mia,
Si buzë greminë, ku qëndroje.
Do të mungojnë duart e mia,
Ku trupin tënd lëshoje.

Do të mungojnë buzët e mia,
Ku gjakosje ti, të tuat.
Do të mungojë dhe gjoksi im,
Ku merrje prush, kur ishe shuar.
. . .
Më vonë ti do të vuash,
Për netë me njolla vere.
Në gjunjë ti më thoje,
O më merr, o më ler.

Do mbushësh ti ca gota,
Me tënden djallëzi.
Për ty do të dorëzohem,
E me fund unë do t’i pi.

Më vonë ti do vuash,
Atëherë do më duash.

Big Artist