Ke ik’, si heshtje e butë,
E unë mbeta pa tingull.
N’shpirt më ngelet një vend,
Qe s’e merr askush.
Zgjohna me emrin tënd.
Gjithçka më flet për ty.
S’i msheli sytë pa e ndje’,
atë që hupa në ty.
. . .
Afrohu, si dikur,
Si hijet në mbrëmje kur heshtin.
Në trupin tim ka një vend,
për kujtimin tënd që s’u tret.
Afrohu pa zë,
e mos t’flasim më për nesër.
Në shpiritin tim ka një vend
që s’ja jepi askujt tjetër.
. . .
Çdo sen’ që nuk thamë,
-Je ti.
Çdo ndjenjë që nuk fshihet,
-Je ti
S’ka nevojë për fjalë.
Vetëm, oh…një herë me të pa.
. . .
Afrohu, si dikur,
Në moment që s’na njeh as koha.
Në shpirtin tim ka një zjarr,
që po dridhet prej mungesa jote.
Afrohu pa zë,
e mos t’flasim më për nesër.
Nese duhesh të ik,
kadalë…