Zemër është kjo,
Që rreh aq fort
Kur emrin ty ta përmendin,
S’mund t’jem e fortë.
A thu’ do jesh dhe ti,
Siç jam unë tani?
Nëpër çdo pikë shi, më kujtohesh ti…
. . .
Kjo nuk jam unë.
Nuk e kuptoj,
Si para teje krenarinë,
Nuk e mbaj dot.
Nuk jam vetëm,
por mbytem në vetmi,
Kur shoh në sytë e tij, por më kujtohesh ti.
. . .
Në krahët e dikujt tjetër
Mbështetem dhe ndiehem
Në faj, se nuk e dua
Të mendoj , mallkoj veten.
E di se ai, shumë ndryshe nga ti,
Do më dojë, si fëmijë,
Siç nuk më deshe kurrë ti.
. . .
Në krahët e dikujt tjeter,
Fle unë tani.
Kënga ime e vjetër,
Më nuk je ti.
Por prapë une të kam frymëmarrje,
Se shpirti nuk ndalet
Duke të dasht’ pa mbarim
. . .
Kjo nuk jam unë.
Nuk e kuptoj,
Si para teje krenarinë,
Nuk e mbaj dot.
Nuk jam vetëm,
por mbytem në vetmi,
Kur shoh në sytë e tij, por më kujtohesh ti.
. . .
Në krahët e dikujt tjetër
Mbështetem dhe ndiehem
Në faj, se nuk e dua
Të mendoj , mallkoj veten.
E di se ai, shumë ndryshe nga ti,
Do më dojë, si fëmijë,
Siç nuk më deshe kurrë ti.