Manjola Nallbani – Jetoj

Vlerësimi mesatar: 4.5 / 5

Totali i votave: 511

Lyrics

Nëpër lutje, të thërras.
Katër mure…Asnjë fjalë.
Të humba! Pa ty s’di kush jam.
. . .
E dorëzuar unë mbeta.
As në ëndrra s’të gjeta.
Ku je? Ku je?
Pse s’më flet?!
. . .
Si të jetoj pa ty, s’e di.
Në gjakun tim rrjedh vetëm ti.
Në errësirë, ty dritë të kam.
Në të dy botët, jotja jam.

Si të jetoj pa ty, s’e di.
Në gjakun tim rrjedh vetëm ti.
Me sy nga qielli të kërkoj.
Me frymën tënde të jetoj.
. . .
E dorëzuar, vetëm mbeta.
As në ëndrra, nuk të gjeta.
Ku je? Ku je? Ku je?
Pse nuk më flet?!

S’i lë ndienjat t’mi marrin.
S’i lë t’ma shuajnë zjarrin.
Ku je?
Nuk di pse s’më flet!
. . .
Si të jetoj pa ty, s’e di.
Në gjakun tim rrjedh vetëm ti.
Në errësirë, ty dritë të kam.
Në të dy botët, jotja jam.

Si të jetoj pa ty, s’e di.
Në gjakun tim rrjedh vetëm ti.
Me sy nga qielli të kërkoj.
Me frymën tënde të jetoj.
. . .
Të jetoj…
-Më lër të jetoj, me ty të jetoj.
-Më lër të jetoj, të dy të jetojmë.
Të jetojmë…

Big Artist