Frank Ibrahimi – Ma thuaj pse

Vlerësimi mesatar: 3 / 5

Totali i votave: 542

Lyrics

Sikur yjet t’ishin gjallë,
Me ta a do kishe ndarë dy fjalë?
Errësirën,
Tregomë a do ta hidhje larg?

Pyete veten çfarë kërkon,
Me hijet djallëzisht vallëzon.
Shërimin,
Përballë e ke, nuk e shikon.
. . .
Mos harro,
Kush je, çfarë ke, arsyen pse po e jeton.
Jooo…
Veten mos e dorëzo!
. . .
Ti kalon dhimbje në vetmi,
Pa fjalë, pa egërsi.
Lufton në heshtje vetëm në lot.
O Zot, çdo gjë duket e kotë.

Kokën pas, jo mos e kthe.
Përpara vetëm veten ke.
Zemër pse,
Lëndon veten zemër përse?
Ma thuaj pse?!
. . .
N’duel me yjet përsëri,
A do kishe pas’ mundësi?
Që dritën,
Ta shpërndaje vetëm ti.
. . .
Mos harro,
Kush je, çfarë ke, arsyen pse po e jeton.
Jooo…
Veten mos e dorëzo!
. . .
Ti kalon dhimbje në vetmi,
Pa fjalë, pa egërsi.
Lufton në heshtje vetëm në lot.
O Zot, çdo gjë duket e kotë.

Kokën pas, jo mos e kthe.
Përpara vetëm veten ke.
Zemër pse,
Lëndon veten zemër përse?
Ma thuaj pse?!

Big Artist