Iris Sula – Një jetë

Vlerësimi mesatar: 4.4 / 5

Totali i votave: 391

Lyrics

Pak nga pak,
Koha vodhi nga unë.
Pak nga pak,
Fëmijërinë krejt pa zhurmë.
. . .
E mbaj mend,
nuk kuptoja asgjë.
Një portret, emrin tënd,
E kërkoja ngado.
. . .
Shkoja, e vija çdo ditë.
Lotët i merrja në kthim.
Mam ti më jepje bekim.
Sa pak zgjaste ai takim.

Shkoja e vija çdo ditë.
Bota më shembej në sy.
Doja mos kishte mbarim.
Sa një jetë, një përqafim.
. . .
Sa gjurmë la tek unë,
Ai tik-tak në mur,
Që nuk ecte kurrë.
E vogël jam për ty jetë.

Ti më rrite shpejt.
Rrotull ti më sjell.
Mrekullitë i pres,
Ende pres…
. . .
E mbaj mend,
nuk kuptoja asgjë.
Një portret, emrin tënd,
E kërkoja ngado.
. . .
Shkoja, e vija çdo ditë.
Lotët i merrja në kthim.
Mam ti më jepje bekim.
Sa pak zgjaste ai takim.

Shkoja e vija çdo ditë.
Bota më shembej në sy.
Doja mos kishte mbarim.
Sa një jetë, një përqafim.

Big Artist