M’thuj’ ku e gjete,
Ku e gjete ti?
T’më japësh dhimbje,
T’më japësh mërzi.
Ikën, e kthehesh.
S’më bën më çudi.
Lutem mos thehesh,
Si më theve ti.
. . .
Mos m’lëndo më shumë,
se do e marr, do e çjerr unë,
Zemrën time, zemër.
Zemrën time, zemër.
. . .
Më jep pak ajër.
Më jep pak ajër.
Më ler mua frymë të marr,
Se dashnia më çoi zvarrë.
E më jep ajër.
Më jep pak ajër.
Mos ma le buzën m’u tha.
S’dua t’shkoj, ty të dua.
. . .
Ngadalë po zhytem,
Në mëkatin tënd.
Gati po vyshkem,
Si myshku n’shkëmb.
Çdo lëvizje jotja,
Tani po më tremb.
M’ndan veç një fije,
Nga një muzg i rëndë.
. . .
Mos m’lëndo më shumë,
se do e marr, do e çjerr unë,
Zemrën time, zemër.
Zemrën time, zemër.
. . .
Më jep pak ajër.
Më jep pak ajër.
Më ler mua frymë të marr,
Se dashnia më çoi zvarrë.
E më jep ajër.
Më jep pak ajër.
Mos ma le buzën m’u tha.
S’dua t’shkoj, ty të dua.
. . .
Dashni trego, a më do?
Dashni trego, ti ça do?
Nga ty, jo nuk dua t’shkoj.
Mos më ler të shkoj.
Ti më mësove të dashuroj.
Ti më mësove çdo gjë që di unë.
Ti je krah’nori që ëndërroj.
Ti je unë, ti je unë.
. . .
Më jep pak ajër.
Më jep pak ajër.
Më ler mua frymë të marr,
Se dashnia më çoi zvarrë.
E më jep ajër.
Më jep pak ajër.
Mos ma le buzën m’u tha.
S’dua t’shkoj, ty të dua.