Dashuria mbet’ e verbër.
Sytë e tu të ftohtë, si nata.
Si një qiri të dy u tretëm.
Nuk di, a të kujtohet data.
Veç po të kërkoj, ty të t’harroj…
Po zemra s’ma lejon, nuk më dëgjon.
. . .
Bien sirenat, sirenat, sirenat e tradhtisë.
Dëgjohen këmbanat, këmbanat,
në skutat e errëta t’vetmisë
Si dy hijena u deshëm, u ndeshëm.
Në fund u vramë.
Ah… dashuri, pse me gjak ty të lamë?
. . .
Dashuri në rrënoja.
Një përgjigjje po kërkoja,
A më doje, sa të doja?
Si i verbër të besoja.
Të vertetën e mohon.
Asnjë grimcë nuk e pranon,
E në arrati, mbetëm unë, e ti.
Kjo dashuria në rrënoja.
Në përgjigje po kërkoja.
Nuk më doje si të doja.
E kuptova ç’ishte loja.
Të vertetën e mohon.
Asnjë grimcë nuk e pranon,
E në arrati, mbetëm unë, e ti.
. . .
Tani veten e mallkon,
Se pa mua n’zemër dhimbja
Ty po të pushton.
Ne një trup të huaj
Ti sot më kërkon, nuk më harron.
Kot e ke nuk ka më kthim.
Mbeti thjesht një melodi nga…
Sirenat, sirenat e tradhtisë.
Dëgjohen këmbanat, këmbanat,
në skutat e errëta t’vetmisë
Si dy hijena u deshëm, u ndeshëm.
Në fund u vramë.
Ah… dashuri, pse me gjak ty të lamë?
. . .
Dashuri në rrënoja.
Një përgjigjje po kërkoja,
A më doje, sa të doja?
Si i verbër të besoja.
Të vertetën e mohon.
Asnjë grimcë nuk e pranon,
E në arrati, mbetëm unë, e ti.
Kjo dashuria në rrënoja.
Në përgjigje po kërkoja.
Nuk më doje si të doja.
E kuptova ç’ishte loja.
Të vertetën e mohon.
Asnjë grimcë nuk e pranon,
E në arrati, mbetëm unë, e ti.
Pa dashuri…