I dëgjoja më të keqen,
E prapë s’mund ta largoja.
Veten nuk e donte.
Më fort unë e shtrëngoja.
. . .
T’i puth plagët e tua,
T’i ndiej lotët e tu,
Kam frikë.
E gjithë bota mu’ më kthehet mbrapsht,
Sa herë thua, veç ti mos ik.
. . .
A ka një vend të ngrohtë,
T’i them seç kam jetuar?
Një vend ku brengën time
T’ma mbysin me dy duar.
Nuk dua ta urrej.
Nuk dua, as ta shaj.
Se faj nuk ka ai,
po fajin kush ta mbajë?
. . .
Godiste me çdo fjalë.
S’e njihja më kush ishte.
E doja, unë e doja.
E sytë të mbushur plot.
Pa shpirt, vetëm, plot dhembje.
E doja, e doja.
. . .
E gjithë bota mu’ më kthehet mbrapsht,
Sa herë thua, veç ti mos ik.
. . .
A ka një vend të ngrohtë,
T’i them seç kam jetuar?
Një vend ku brengën time
T’ma mbysin me dy duar.
Nuk dua ta urrej.
Nuk dua, as ta shaj.
Se faj nuk ka ai,
po fajin kush ta mbajë?