Ecja në terr, pa dritë, e pa shpresë.
Bota më shihte, po zemra s’ka më besë.
Se lodhja në shpirt, e gjaku në duar.
Në sytë e mi, ata s’kanë shijar.
Sot të them “STOP”.
Dot s’më ndalon.
T’verboj si drita, errësirën sfidoj.
. . .
Jam ajo, që nuk u dorëzova.
Në errësirë, dritën time krijova.
Gjithë dhimbjen, në art e shndërrova.
E pamërshirshme, sot unë jam forca.
. . .
E vetme në luftë, betejën e fitova.
Nga hiri u ngrita, si Feniks unë fluturova.
Fjalët e botës më thyen, për pak.
Në heshtje luftova, pa aleat,
Por shpirti im nuk u ndal, u bë flakë,
U bë zjarr…U bë hak.
. . .
Jam ajo, që nuk u dorëzova.
Në errësirë, dritën time krijova.
Gjithë dhimbjen, në art e shndërrova.
E pamërshirshme, sot mbaj emrin forca.
Ajo, që nuk u dorëzova.
Në errësirë dritën time krijova.
Gjithë dhimbjen në art e shnderrova.
E pamëshirshme, sot unë jam forca.
Sot unë jam forca.
Sot unë jam forca.
. . .
Kjo është për krejt’ zemrat që kurrë nuk u ndalën,
Që me lotë në faqe, pesha të rënda mbajtën.
Nga vuajtja në forcë, nga humbja në fitore.
Ne jemi, histori që nuk harrohet.
Jam ajo, që nuk u dorëzova.
Në errësirë, dritën time krijova.
Gjithë dhimbjen, në art e shndërrova.
E pamërshirshme, sot mbaj emrin forca.
Ajo, që nuk u dorëzova.
Në errësirë dritën time krijova.
Gjithë dhimbjen në art e shndërrova.
E pamëshirshme, sot unë jam forca.