Mendja më është mpi’.
Nuk kam ndjesi.
T’gjitha janë shujt’,
Përveç mërzisë.
Koha kalon.
Njerëzit ndryshojnë.
Kur s’di ç’kërkoj, e s’di ç’të them më.
Ti më thua:
. . .
Kur koha t’kalojë edhe vajzën t’kesh mbi kry’,
Kur ajo t’ketë trishtim, edhe lot t’i rrjedhin sytë,
Kur koha t’kalojë edhe vajzën t’kesh mbi kry’,
Thuj’…
. . .
“Oj ti vajzë, kokën lart.
Mos i lejo kurrë me pa
Ça ke brenda, ça ke brenda.”
“Oj ti vajzë, mos ki frikë.
Dhimbja zbehet, ka me ik.
Mos e mbaj vet’, kohën lere ta marrë.”
. . .
Koha ka ik,
kujtimet janë zbeh’.
Bërtas në shpirt,
kërkoj një ndjesi.
Mendja më eshtë mpi’.
Nuk kam qartësi.
Kur s’di ç’mendoj,
E s’di ç’kërkoj më,
Ti më thua:
. . .
Kur koha t’ketë ik’, edhe vajza të jetë rrit’,
Kur ajo t’ketë vështirësi, thuaji çfarë do t’them tani.
Kur koha t’ketë ik’, edhe vajza të jetë rrit’,
Thuj’:
. . .
“Oj ti vajzë, kokën lart.
Mos i lejo kurrë me pa
Ça ke brenda, ça ke brenda.”
“Oj ti vajzë, mos ki frikë.
Dhimbja zbehet, ka me ik.
Mos e mbaj vet’, kohën lere ta marrë.”
. . .
Koha ikën, koha i merr…
Koha ikën, koha i merr…
Koha ikën, koha i merr…
Koha shëron, t’gjitha i merr.
. . .
“Oj ti vajzë, kokën lart.
Mos i lejo kurrë me pa
Ça ke brenda, ça ke brenda.”
“Oj ti vajzë, mos ki frikë.
Dhimbja zbehet, ka me ik.
Mos e mbaj vet’, lere kohën ta marrë.”
. . .
“Lere kohën ta marrë.”