Me ‘sekretin’ e suksesit në duar, ikona Liljana Kondakçi rikthehet në “Këngën Magjike”

25-vjetori i “Këngës Magjike” nuk është vetëm një histori për festivalin, por edhe për rikthimin e kampionëve dhe yjeve që e kanë shenjuar me këngët e tyre ndër vite. Një nga emrat më legjendarë është ai i Liljana Kondakçi.

Pas 10 vitesh mungese në skenë, ajo mori pjesë në festivalin e parë të “Këngës Magjike”. Tani, ikona e pakohë rikthehet pas 24 vitesh duke zbuluar në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan arsyen e mungesës, por edhe çelësin e suksesit të saj.

Ardit Gjebrea: Pse kjo tërheqje kaq shumëvjeçare nga skena e festivalit?

Liljana Kondakçi: Unë gjatë gjithë kohës jam në aktivitete dhe kam pasur shumë dëshirë të jem pjesëmarrëse në spektaklin tënd, siç i bën ti të gjitha ashtu aq bukur, “Kënga Magjike” është e pakrahasueshme me asnjë aktivitet.

Ardit Gjebrea: Si e ndien veten tani që rikthehesh?

Liljana Kondakçi: Emocion i paparë! Është kaq bukur dhe unë ndihem kaq mirë saqë normale, emocioni vjen, është edhe përgjegjësia.

Ardit Gjebrea: Cili është sekreti që ke 60 vite suksesi në skenë?

Liljana Kondakçi: Sapo e thashë. Ja!