“Mezi po pres përballjen tonë, zonja…”, Jonida Maliqi zbulon emrin e anëtares misterioze!

Play Video

Anëtarët misteriozë të jurisë vijojnë të mbeten ende një sekret i ruajtur hermetikisht në garën e “Këngës Magjike.” Por njëra prej tyre, e cila ndodhet në studion e regjisë të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, thotë se gjatë javës së shkuar, e tradhtoi zëri duke ia zbuluar identitetin.

E pyetur nga Ardit Gjebrea për raportet që ka me Jonida Maliqin e Enkel Demin, anëtarja misterioze thotë se priste një telefonatë, por këngëtarja s’ia kurseu përgjigjen duke e thirrur në emër.

Anëtarja misterioze: Unë e prisja një telefonatë prej tyre se që të jem e sinqertë kemi kaluar goxha kohë aty bashkë, por hiç.

Jonida Maliqi: Prisje telefonatë prej nesh? Unë mezi po pres atë përballjen tonë në netët finale, e dashur se është ndryshe ta shikosh këtu dhe ndryshe atje ku je ti te regjia me 30 kamera. Zonja Kozeta Duri?

Anëtarja misterioze: Unë vazhdoj të jem Kozeta Kurti, por me unazë Duri!