“Ndiejmë sa të lënduar jemi”, Frank Ibrahimi përballë pasqyrës

Vitin e shkuar, zëri i tij u bë magnet për pesë “po” në të gjitha fazat e “Këngës Magjike”. Në 25-vjetorin e kompeticionit, Frank Ibrahimi është frymëzuar nga ndjenjat e errëta për të krijuar “Ma thuaj pse”.

Në programin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, ai tregon se kënga është një reflektim për ndjenjat më të thella dhe të forta në rrugën e vështirë të jetës.

Ardit Gjebrea: Këtë edicion ti do t’i këndosh ankthit. Pse kjo temë?

Frank Ibrahimi: Ndonjëherë e gjejmë veten përpara pasqyrës duke folur me veten dhe në vetmi e sipër, ndiejmë sesa të lënduar jemi, sesa e vuajmë vetminë dhe jo vetëm, edhe shumë e shumë vështirësi që rruga e jetës të nxjerr përpara.

Ardit Gjebrea: Ti je shumë i ri more t’i thuash këto fjalë!

Frank Ibrahimi: Mendoj se i jam futur një rruge, kjo e muzikës, që të përball do, s’do me lloj-lloj ndjesish, si të bukura, si të jashtëzakonshme kuptohet se muzika është një botë e jashtëzakonshme, por edhe me ndjenja negative sepse rrugëtimi është gjatë gjithë kohës lart e poshtë.