“Ndoshta rikthehet”, Algert Sala vjen me një thirrje për dashurinë

Algert Sala ka bërë një rrugë të gjatë në “Këngën Magjike” duke ardhur nga kategoria “New” në “Big”. Në edicionin e vitit të kaluar, ai erdhi me “Plumbat”, por këtë herë shfaq anën e tij të butë. Në programin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, këngëtari tregon se arsyeja është një lloj thirrjeje për dashurinë që i ka munguar këtë vit.

Ardit Gjebrea: Çfarë i ka ndodhur zemrës tënde gjatë këtij viti?

Algert Sala: Nuk ka pasur shumë dashuri.

Ardit Gjebrea: Ndaj ke vendosur t’i këndosh dashurisë apo jo?

Algert Sala: Ndoshta rikthehet.

Ardit Gjebrea: Nëse do të mbaje një cilësi nga dashuritë e tua, cila do të ishte?

Algert Sala: Sinqeriteti. Ka qenë e vetmja formë që ka pasur jetëgjatësinë.

Ardit Gjebrea: Ti je një djalë puro lab. Në këndvështrimin e një labi, si do të ishte dashuria perfekte për ty?

Algert Sala: Nuk e di. Nuk mendoj që ekziston perfektja, thjesht shpirtrat përafrohen nga energjia.

Ardit Gjebrea: Për ta përmbyllur, kujt do t’i thoje sot “jeta ime”?

Algert Sala: “Jeta ime” që janë pjesë…

Ardit Gjebrea: Kaq shumë?

Algert Sala: Të gjithë njerëzve që janë pjesë e jetës sime, familja, shoqëria…

Ardit Gjebrea: Mendova në dashuri, kur the “të gjithë”, thashë o Zot…

Algert Sala: Këta që kam për momentin.