Ndryshim total! Blerina Matraku rikthehet pas 14 vitesh në “Këngën Magjike”: I kam një borxh nënës

Blerina Matraku i ka munguar prej 14 vitesh “Këngës Magjike”. Hera e saj e fundit në konkurrim ishte me një baladë etnike, por në këtë edicion të 25-të vjen plotësisht ndryshe.

Sapo ajo hyn në studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, bie në sy rifreskimi i pamjes, flokët e shkurtër dhe një fustan voluminoz i kuq. Nuk është krejtësisht pa qëllim sepse nga fjalët e saj, mesazhi i këngës ndërlidhet me çdo element vizual.

Ardit Gjebrea: Çfarë të shtyu të bësh një pushim kaq të gjatë nga muzika?

Blerina Matraku: Kam pasur një periudhë reflektimi sepse doja të gjeja njerëzit e duhur, qoftë edhe për të kuruar ‘look’-un tim, për të mos përsëritur të njëjtën gjë dhe falënderoj Joni Peçin.

Ardit Gjebrea: Mrekulli! Kënga jote është një dedikim për mamanë. Çfarë borxhi i ke ti nënës tënde?

Blerina Matraku: Unë kam një borxh që nuk ia kthej dot sepse nuk ia dhuroj dot jetën që më ka dhënë, por minimumi mund t’i bëj një këngë jo vetëm mamasë sime, por të gjitha mamave kudo në botë.

Ardit Gjebrea: Ndërkohë, kur mami yt e dëgjoi këtë këngë, çfarë bëri, jam kureshtar?

Blerina Matraku: Do ta imitoj tamam se flokët i kam prerë kështu sepse mami im i mban shkurt dhe ia dedikoj sot. Ajo filloi po qante, por kënga është e gëzuar, unë jap vetëm dashuri. Nuk i këndoj plakjes së nënës, nuk i këndoj rrudhës. Unë i këndoj thjesht mamasë, dashurisë që kam për të sepse mamaja është si një trëndafil i bukur për mua.