Nga dhimbja në melodi, Martin Pano për dashurinë e humbur: Kur kalon një fletë libri…

Ai është një nga artistët e rinj të skenës që u zbulua në rubrikën “Mam, po ti?” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Në vitin 2022, triumfoi në “Këngën Magjike” në kategorinë “New Artist” duke hedhur themelet e statusit si këngëtar “BIG”.

Në këngët e tij, Martin Pano reflekton diçka ndryshe nga suksesi në skenë: humbjen e dashurisë. Gjatë bisedës me Ardit Gjebrean, thotë se e ka kaluar një moment të tillë, por nuk dëshiron ta rijetojë një dashuri të vjetër.

Ardit Gjebrea: Martin, ti zakonisht në këngët e tua i këndon dashurisë së humbur. Pse kështu?

Martin Pano: Besoj se që të gjithë e kemi një moment dhe e kalojmë një periudhë të tillë ku e humbim dashurinë dhe shpresoj shumë që kushdo që do të lidhet me këngën time, ta ketë sa më të lehtë atë periudhë.

Ardit Gjebrea: Për çfarë do të doje të të mbante ty mend ajo?

Martin Pano: Sa shumë gjëra që ka! Për mirësinë.

Ardit Gjebrea: Ti je natyrë që u kthehesh dashurive të vjetra apo vazhdon përpara?

Martin Pano: Unë mendoj që kur kalon një fletë libri nuk i kthehesh më pas dhe vazhdon ta lexosh deri në fund sesi do të vazhdojë historia.