Nga “paranojak” në “egoist”! Jet i shkon“gropë” në çështjet e dashurisë

Play Video

Në vitin 2019, Jet debutoi për herë të parë në skenën e “Këngës Magjike”. Vitin e shkuar ai erdhi në kategorinë “New Artist” dhe më pas siguroi pozicionin “Big” në Pallatin e Koncerteve. Kënga e tij, “Paranojak” ngriti në këmbë sallën dhe u kthye në një nga hitet e edicionit.

Këtë vit ai rikthehet, por si fillim zbulon pak për paranojën, dashurinë dhe zhgënjimet në një bisedë në programin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan.

Ardit Gjebrea: Kënga “Paranojak” është pasaporta jote, por për cilin motiv në jetë ti je bërë paranojak?

Jet: Për mendimin tim, vetë jeta të bën paranojak. Unë kam pasur pjesën e dashurisë ku ke zhgënjimet, problemet me besimin.

Ardit Gjebrea: Dashuria e fundit si ka qenë?

Jet: Po gropë.

Ardit Gjebrea: Meqenëse dashuria e fundit ka qenë gropë, cilën anë të personalitetit tënd do të doje që ajo ta njihte më mirë?

Jet: Energjinë time. Unë kam një tip që unë përcjell shumë energji pozitive dhe kam një humor paksa të çuditshëm.

Ardit Gjebrea: Po pse nuk e kuptoi ajo?

Jet: Po ku di unë i shkreti, ka atë botën e vet ajo. Nuk kishte qejf të më njihte më tepër.

Ardit Gjebrea: Tani kush ka qejf aktualisht?

Jet: Jo, s’kemi për momentin. Shyqyr Zotit i kemi kaluar ato halle!

Ardit Gjebrea: Pse, janë halle?

Jet: Po.

Ardit Gjebrea: Halle zemre! Na duhet një kardiolog! Nëse dikush do të të këndonte një varg nga kënga jote e tanishme, cilin varg do të doje që të të këndonte?

Jet: “Sa të them që s’kam ndjenja përmrena, unë thehna, ftyra m’tradhton…”

Ardit Gjebrea: Si titullohet kënga jote?

Jet: “Egoist.”

Ardit Gjebrea: Po në jetë, a je egoist?

Jet: Për mirë, jo për keq. Në pjesën e ambicieve, po. Jam shumë ambicioz, shoh vetëm për larg.