“S’kam faj” titullohet kënga e Rea Nuhut në garën e “Këngës Magjike”. Një këngë ku ajo vjen edhe si tekstshkruese, zbulon ajo në programin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan dhe që përmban një dedikim të veçantë. “Një copëz e jetës sime”, e quan ajo këtë krijim.
Rea Nuhu: Kënga ime është një copëz e jetës sime. Unë këngën e kam shkruar vetë, bashkë me ndihmën dhe orkestrimin e bukur të Iris Kasos. Kënga flet për një gjendje emocionale, e cila kohët e fundit po përflitet shumë dhe mendoj se është gjëja më e mirë.
Kënga ime flet për ankthin, po riemocionohem sepse mendoj që është një gjë që na prek të gjithëve. Na ka prekur gjithmonë, por sidomos kohët e sotme po flitet shumë për të. Mua më ka prekur disa njerëz shumë të afërt të mitë dhe kjo këngë dedikohet për ata. Unë dua të jap maksimumin që emocionin që kam ndier kur kam shkruar këtë këngë, ta përcjell te të gjithë njerëzit sepse kjo këngë është emocion i pastër.








