Nuk merr pjesë në garë, Ardit Gjebrea zbulon me emocion “New Artist”-in surprizë

Play Video

Pesë artistë të rinj konkurruan për një vend në “Këngën Magjike”, por edhe një tjetër “New Artist” u bë pjesë, edhe pse jo në konkurrim. Anna ia la në dorë Ardit Gjebreas prezantimin e tij në programin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, i cili njoftoi këngën e saj më të re, të krijuar nga një prej studiove më prestigjioze.

“Let you go” do të jetë në të gjitha platformat më 12 tetor, ndërsa në program vjen edhe një pjesëz e shkëputur nga videoklipi.

Anna Gjebrea: Ka ardhur momenti të zbulojmë një New Artist që nuk është në garë dhe meqë e filluam me Behlulin e famshëm, po e lë në dorën tënde këtë prezantim.

Ardit Gjebrea: Po, por nuk do të prezantoj veten dhe unë do ta bëj me shumë kënaqësi sepse nesër, në të gjitha platformat dixhitale do të kemi edhe një këngë të re nga Anna, “Let you go”. “Let you go” është krijim dhe realizim në studion e famshme Invite Only Studios në Nju-Jork.

Jo vetëm kaq, por Anna Gjebrea pati edhe një surprizë tjetër për të zbuluar.

Anna Gjebrea: Uroj shumë që t’ju pëlqejë dhe meqë kanë mbetur edhe pesë javë deri në fund të kësaj faze të parë, çdo javë do t’ju propozoj edhe unë nga një këngë të re.