Këngët “Bosh” dhe “A isha” i dhanë Marjona Metohut një pasaportë suksesi në “Këngën Magjike”. Pas 4 vitesh, ajo rikthehet në festival me një status të ri, atë të nënës. Matiasi tashmë është kthyer në pikën e saj të dobët, por diku në studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, gjendet edhe pika tjetër. Marjona tregon edhe sesi i ka pritur djali këngët e saj, duke zbuluar të preferuarën e tij.
Ardit Gjebrea: Në tekstin e këngës më të re, ti thua “pikën e dobët ma di”. Kush është pika jote e dobët?
Marjona Metohu: Qëkur jam bërë mami, pika ime e dobët, ndoshta tingëllon klishe, është djali nuk diskutohet. Kam edhe një pikë të dobët që është diku këtu në skenë, në publik.
Ardit Gjebrea: Ah, është këtu, ka ardhur?
Marjona Metohu: Absolutisht po.
Ardit Gjebrea: Gjithmonë mami nuk mungon. Apo s’ishte për mamin?
Marjona Metohu: Babi.
Ardit Gjebrea: Kur Matias, djali yt, dëgjon këngët e tua…i dëgjon apo jo?
Marjona Metohu: Po, po të gjitha.
Ardit Gjebrea: Çfarë të thotë?
Marjona Metohu: Unë i kam treguar këngën e re, por Matias, nuk e di pse e preferuara e tij është “a itha, a itha, dua a itha.” Dëgjon edhe “Bosh”, edhe këngën e sotme që ndoshta nuk është zbuluar titulli akoma, “Hije”, por e preferuara e tij është “a itha”.
Ardit Gjebrea: Po pse “Hije?”
Marjona Metohu: Nuk është se ka diçka domethënëse. Ishte një fjalë shumë e shkurtër, shumë e bukur dhe që i rrinte shumë mirë këngës. Pastaj, ajo shpeshherë është edhe e kënduar, e përsëritur në refren dhe bashkë me djemtë thamë pse jo, “Hije”.








