Prezantimi i kategorisë “New Artist” këtë herë nuk nisi me energjinë e Anna Gjebreas, por e paparashikuara dhe risia janë gjithnjë elementë veçues të brezit të ri. Më e bukura? Gjithçka mund të kthehet në një surprizë. Ardit Gjebrea njoftoi se një rastësi e këndshme në “Këngën Magjike” ka bërë që këtë javë në studion e së ”Dielës Shqiptare” në Tv Klan, krah tij do të gjenden as një, as dy, por gjashtë bashkëprezantuese!
Ardit Gjebrea: E reja më e fundit është se partnerja ime Anna është pa qejf, është sëmurë. Në pamundësi për të qenë këtë javë, menduam një alternativë tjetër. Rastësia e solli që të gjashta artistet e reja sot të jenë vajza dhe të gjashta do të jenë partneret e mia në prezantim!








