Gjatë “Këngës Magjike” në sezonin e verës, Rovena Dilo u bë pjesë e rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan duke kujtuar momente nga pjesëmarrjet e saj. Edicioni i 25-të është hera e 10-të që ajo merr pjesë duke shënuar kështu një vit jubilar për këngëtaren.
Por njëkohësisht, këtë vit ka edhe një surprizë të madhe: ajo nuk vjen vetëm, por me Genën, cili konkurron për herë të parë. Kjo këngë e sjell më të pjekur Rovenën, por ajo ende e kujton me emocion një nga këngët që e ka rrëqethur.
Ardit Gjebrea: Në 10 vite pjesëmarrje, ti ke shënuar histori. Si do ta përcaktoje sot këtë këngë në vitet e tua magjike këtu?
Rovena Dilo: Pjekuria.
Ardit Gjebrea: Nëse do të duhej të zgjidhje një moment emocionues në historinë e “Këngës Magjike”, cili do të ishte?
Rovena Dilo: “Ne do të puthemi.”
Ardit Gjebrea: Po pse?
Rovena Dilo: Ka duartrokitur salla në një mënyrë që isha bërë me pupurriqe, ishte e jashtëzakonshme.








