“Sapo kemi filluar”, Anna sfidon Ardit Gjebrean

Play Video

Në fund të mbylljes së konkurrimit të kategorisë “New Artist” në “Këngën Magjike”, Ardit Gjebrea u has me një sfidë të papritur. Ndërsa po përshëndeste duke mbyllur programin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan duke i ftuar të gjithë që ta ndjekin sërish javën e ardhshme, Anna Gjebrea, e çila udhëheq të rinjtë, e vendosi theksin pikërisht te këta të fundit.

Kjo nxiti një reagim nga Ardit Gjebrea i çili sapo kuptoi se ka nisur një garë e vërtetë midis kategorive.

Anna Gjebrea: Ju presim këtu në skenën ku të rinjtë sjellin energjinë e magjisë!

Ardit Gjebrea: Po artistët Big sjellin eksperiençën dhe përvojën!

Anna Gjebrea: Ku të rinj e projektojnë veten në një të ardhme të sigurt!

Ardit Gjebrea: Tani do të bëjmë gara ne mes Big dhe të rinjve?

Anna Gjebrea: Thjesht sapo kemi filluar sfidën!