U largua nga Shqipëria në kulmin e karrierës, Mira Konçi rikthehet pas 16 vitesh: Pengu i vetëm…

Play Video

Në skenën e kategorisë “Big” të “Këngës Magjike” ku këtë 25-vjetor rikthehen emra të mëdhenj, ka vend për një zë unik. Në vitet ’90, ajo solli interpretime emocionuese, arriti të triumfonte në festivalin magjik e më pas u largua në SHBA. Pas 16 vitesh, Mira Konçi rikthehet në “Këngën Magjike” duke ndarë në skenën e Tv Klan edhe pengjet e largimit.

Ardit Gjebrea: Ti zgjodhe largimin nga Shqipëria në kulm të karrierës tënde. Me çfarë pengu ike nga Shqipëria?

Mira Konçi: Është një peng i vetëm mendoj, që në çdo moment mendoj për këtu, për Shqipërinë, e kam me vete në çdo moment dhe si nuk jam atje të këndoj, të këndoj, të këndoj për publikun. Peng të them të drejtën.

Ardit Gjebrea: Kush të tha në shtëpi “sa mirë bëre që po shkon te ‘Kënga Magjike’?”

Mira Konçi: Era dhe Drini të parët.

Ardit Gjebrea: Që i përshëndesim!

Mira Konçi: Por edhe familja ime, patjetër!

Ardit Gjebrea: Mami.

Mira Konçi: Po, patjetër, ka një merak të madh shumë.