Prej vitit 2021, kur ishte vetëm 17 vjeç, Elio Norra u bë pjesë e garës së “Këngës Magjike”n duke synuar të sillte gjithnjë një version më të mirë të vetes. Në edicionin e 25-të, ai ia del mbanë të lërë pas kategorinë “New Artist” për të ardhur si “BIG”. Në këtë këngë, ai vjen edhe si kantautor, pro se çfarë fshihet pas saj, e zbulon në programin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan.
Ardit Gjebrea: Më mirë të jesh i vogli i mamasë apo princi i kaltër i asaj?
Elio Norra: Më mirë i vogli i mamasë.
Ardit Gjebrea: Po sikur ajo të vinte dhe të të thoshte shiko, ne do të jetojmë bashkë, por unë dua mbiemrin tim dhe jo tëndin, si do të ishte reagimi yt?
Elio Norra: S’ka nga këto, jemi pak me tradita ne, jemi pak namuzqarë, do të mbajë mbiemrin tim.
Ardit Gjebrea: Po sikur ajo mos të pranojë, për kaq do të ziheshit ju?
Elio Norra: Kaq. Kështu i kemi traditat ne, kaq mjafton. Për një fjalë, për një gjë, mbaron.
Ardit Gjebrea: Në këngën tënde ti thua “tak-fak, si u zhduke një natë.” Ç’i bëre që u mërzit?
Elio Norra: As vetë nuk e di. U zhduk, donte të kthehej prapë. Tak-fak.
Ardit Gjebrea: Ti e pranove?
Elio Norra: Edhe jemi, edhe s’jemi.
Ardit Gjebrea: Ti gjithmonë ke ardhur me balada, madje balada zemre. Sot do të kërcejnë të gjithë sa hap e mbyll sytë, tak-fak.
Elio Norra: Zgjodha këtë vit, kam dashur të luaj sigurt, të jem në ato ujërat e mia, të këndoj materiale që unë i kam shumë përzemër dhe e ndiej veten më komfort. Duke shfrytëzuar statusin “BIG” thashë të sjell diçka më ndryshe, diçka më ritmike.








