“Unë apo ti në Pallat?” Anna shtang Ardit Gjebrean, ç’do të ndodhë në netët finale të “Këngës Magjike”?

Javët po kalojnë dhe netët magjike në Pallatin e Koncerteve po afrojnë. Vetëm tri javë kanë mbetur për të shijuar spektaklin e vërtetë të “Këngës Magjike” që duket se premton shumë surpriza. Biletat do të jenë në shitje që prej së hënës për të parë e dëgjuar nga afër artistët “BIG” e të rinj.

Por ndonëse gjatë këtyre javëve ndajnë skenën e “Këngës Magjike” në programin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, netët finale duken të paparashikueshme për Anna dhe Ardit Gjebrean.

Anna Gjebrea: Edhe vetëm tri javë na ndajnë nga magjia e netëve finale.

Ardit Gjebrea: Njoftoj se biletat e netëve finale i gjeni që nesër në Pallatin e Koncerteve. Sigurisht që të sigurtët që do të këndojnë në skenën gjigante që po përgatitet, janë artistët “BIG”.

Anna Gjebrea: Ndërsa të rinjtë do të jenë sa?

Ardit Gjebrea: Parashikohen 14.

Anna Gjebrea: Bashkë me mua 15.

Ardit Gjebrea: Varet si do të sillesh, do e shohim nëse do të jesh në Pallat apo jo.

Anna Gjebrea: Në fakt, do e shohim në qoftë se do të jesh ti në Pallat! Paçim!